|
Kush
është Alb-Future?Alb-Future
përbëhet nga menaxherë dhe specialistë të
huaj dhe shqiptarë me eksperiencë në aktivitete të
ngjashme jashtë dhe brenda vendit.
Nëpërmjet punës së tyre në projekte jo për
fitim në Shqipëri dhe Kosovë, ky grup ka fituar një
eksperiencë që e bën atë të aftë të
punojë me efektivitet në ambjentin shqiptar dhe të
ketë një vizion optimist për të ardhmen e këtij
vendi. Pikërisht për besimin që kemi në të
ardhmen e këtij vendi ne e kemi quajtur aktivitetin tonë
Alb-Future.
Çfarë ofrojmë ne?
Njohjen dhe kuptimin e drejtë të gjendjes së përgjithshme
të biznesit shqiptar, ne j'ua ofrojmë juve
nëpërmjet shërbimeve tona me kosto relativisht të
ulët.
Prezantimi i aktivitetit tuaj në Internet me Alb-Future
ju jep juve shansin të bëheni të njohur dhe të
reklamoni punën tuaj me efektivitet.
Suksesi i një aktiviteti varet shumë nga prezantimi dhe
reklamimi i tij dhe Interneti ju ofron rastin ta bëni këtë
me një kosto më të ulët, në shkallë
më të gjerë dhe më shpejt se me metodat e zakonshme.
Alb-Future ju jep rastin ta prezantoni veten si duhet
dhe me kosto krahasimisht më të ulët nëpërmjet
këtyre produkteve dhe shërbimeve:
- Sigurimit të hapësirës së nevojshme në Internet
për prezantimin dhe reklamimin e aktivitetit tuaj.
- Krijimit të një faqeje racionale Interneti që bëhet
lehtësisht e disponueshme për të gjithë përdoruesit.
- Regjistrimit të emrit specifik të aktivitetit tuaj të
pakonfondueshëm apo përvetësueshëm nga të
tjerët.
- Krijimit të adresës së e-mail-it të
personalizuar që lidhet direkt me aktivitetin tuaj dhe që
nuk varet nga adresa që ju është dhënë nga
ISP-ja juaj (p.sh. emrijuaj@ aktivitetijuaj.com)
- Pasqyrimit tëvazhdueshëm, në faqen tuaj, të ndryshimeve dhe zhvillimeve
që ndodhin në aktivitetin tuaj.
Këto produkte ju ofrohen në paketën tonë prezantuese,
por ato mund të shtohen edhe me shërbime të tjera.
Mos hezitoni të prenotoni faqen tuaj në Alb-Future duke
bërë të mundur një bashkëpunim që do
amplifikojë prezantimin e aktivitetit tuaj jo vetëm brenda
vendit por në mbarë botën.
|
|